Ja kush goditi dhe provokoi sonte sherrin masiv në tunel pas ndeshjes Tirana-Laçi

Një tjetër video nga një kënd tjetër i kamerave të sigurisë brenda tunelit të stadiumit ‘Selman Stërmasi’ tregon se çfarë ndodhi sot pas ndeshjes Tirana-Laçi që përfundoi në shifrat 1-1.

Në pamjet e reja filmike dallohet Presidenti i Laçit, Pashka Laska i cili ndërsa ekipet po futen në dhomat e zhveshjes, i thotë diçka sulmuesit të Tiranës Michael N’Goo, duke i kërkuar që të afrohet

Ky i fundit shfaqet në pamjet filmike duke u afruar pranë korridorit që të çon në dhomat e zhveshjes së ekipit të Laçit dhe duket se ka një replikë me Presidentin e Laçit.

Është e paqartë biseda midis tyre, por fill pas këtij momenti në korridor një person me xhaketë sulmon duke goditur sulmuesin e Tiranës.

Pikërisht në këtë moment sherri bëhet masiv dhe futbollistë të dy ekipeve dhe pjesëtarë të stafeve krijojnë një rrëmujë të madhe.

Pak sekonda më pas personi më xhaketë drejtohet për në dhomat e zhveshjes së ekipit të Laçit, ndërsa mbetet për tu zbardhur identiteti i tij.