Enxhi, moderatorja më e re që po ‘pushton’ ekranin sportiv

Sporti prodhon jo pak emocione, por së fundmi edhe shumë imazh. Një tjetër vajzë simpatike femërore është tashmë prej muajsh afër publikut dhe pjesë e botës femërore të moderimit sportiv. Është vetëm 23 vjeç dhe qasja në ekran evokon shumë më tepër përvojë tek ajo.

Enxhi Biba, prej kohësh përcjell në ekranin e Neës 24 gjithçka sporti në vend dhe në botë nuk rreshtin së prodhuari në përditshmërinë e tyre. Ajo që nuk mungon kurrë te Enxhi është buzëqeshja. Dashuria me ekranin për të është një kimi më vete.

Mbase është herët të mësojmë nëse është shumë tifoze dhe për kë skuadër ka një preferencë më shumë, por natyrisht me ekipin kombëtar, nuk mund kurrsesi të mos jetë pjesë.

Përkundrazi. Një pasion më vete, pjesa e moderimit në sport, por fundjava e shikon edhe me impenjimin në edicionet informative. Nëse i duhet të zgjedhë, më shumë anon nga sporti, por pasioni për ekranin nuk e frenon të refuzojë.