Sampdoria-Milan/ Formacionet zyrtare

Ndeshja mes Sampdorias dhe Milanos do të jetë e vlefshme për xhiron e 29-të në Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos futet në këtë takim pas një periudhe shumë të mirë dhe pritet të marri tri pikë për të vazhduar garën për top katërshen.

Sampdoria në anën tjetër këtë edicion ka pasur rezultate të mira para tifozëve të saj, dhe do të luftojë për befasinë.

Ndeshja mes Sampdorias dhe Milanos do të luhet me fillim nga ora 20:30. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Sampdoria:  Audero; Sala, Colley, Andersen, Murru; Linetty, Praet, Vieira, Linetty; Ramirez; Quagliarella, Defrel

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Bakayoko, Biglia, Calhanoglu; Suso, Piatek, Castillejo