Tension në Tirana-Laçi, futbollistët kurbinas godasin sulmuesin me grushte Michael N'Goo

Ka përfunduar në dhunë ndeshja e pasdites së sotme midis Tiranës dhe Laçit, e cila përfundoi në shifrat e barabarta 1-1.

Ekipi i Laçit ka barazuar në minutën e 99-të pasi arbitri kryesor i ndeshjes e zgjati pa limit kohën shtesë.

Menjëherë pas ndeshjes ka pasur një konfrontim midis lojtarëve të Tiranës dhe të Laçit, ku këta të fundit mësohet se kanë goditur sulmuesin kryesor të bardhebluve, Michael N’Goo.

Ai është goditur me grushte nga futbollistët kurbinas, ndërsa priten të zbardhen pamjet filmike për të parë më në detaje se çfarë ka ndodhur.