Publikohet një FOTO e Gent Zenelaj dhe Florjan Binajt në fillimet në ‘Portokalli’, nuk do ta besoni si dukeshin

Gentian Zenelaj ka qenë një ndër aktorët më të njohur të humorit në fillimet e spektaklit “Portokalli”. Bashkë me Ermal Mamaqin dhe Julian Deda, ata krijuan grupin më të famshëm, që kujtohet dhe sot nga admiruesit e spektaklit të humorit.

Ditën e sotme Genti është bërë nostalgjik dhe ka kujtuar pikërisht këto kohët e shkuara të “Portokalli”. Në fakt ai ka kujtuar një moment të veçantë me një tjetër aktor, Florian Binaj.

Genti ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, në të cilën Flori shihet duke pikturuar në krahun e Zenelaj. “Florjan Binaj të kujtohet sirena me numër kraharoi 8?”, – ka shkruar Genti me shaka.

Në foto dallohet qartë se të dy aktorët janë shumë larg pamjes që kanë sot, me më pak kilogramë dhe me më shumë flokë. Kujtojmë se tani Genti nuk është më pjesë e “Portokalli”, ndërsa Flori vazhdon punën e tij në spektakël me disa role mjaft të suksesshëm.