Aleksi: Luftëtari i lë prapa Tiranën dhe Kastriotin

Mesfushori i Luftëtari, Albano Aleksi, një nga më të mirët në ndeshjen  me Skënderbeun, ka folur për fitoren e rëndësishme, për dënimin, rinovimin dhe luftën për mbijetesë në Superiore. Ai ka theksuar se Luftëtari ka ekip më të mirë se Tirana dhe se Kastrioti, ndaj dhe tani po fiton dhe po luan mirë:

 “Ishte një fitore me shumë vlera. Na duhej për të thelluar diferencën me Kastriotin dhe e kemi arritur. Për mua ka rëndësi fakti që kemi filluar të luajmë edhe futboll të bukur, si më parë. Kemi ekip më të mirë se Kastrioti për të mbijetuar.

Dënimin nuk e kam kuptuar, sepse, si asnjëherë tjetër, nuk kam bërë asgjë. Drejtuesit e klubit kanë punën e tyre. Ne jemi ulur dhe kemi biseduar edhe për rinovimin. Shpresojmë të merremi vesh, por nëse jo, jeta vazhdon. Kështu është futbolli.

Ekip më të mirë ka Tirana se Kastrioti. Jemi të tre në valle dhe besoj se me këtë ritëm dhe më këtë lojë do t’i lëmë pas të dy ekipet rivale. Kam ndryshuar falë punës së trajnerit, jam më afër portës. Kam dhënë pasime për gol dhe kam shënuar. Ky pozicion është më i përshtatshëm për mua”, – tha Aleksi. /VipSport