VIDEO/ Këngëtari shqiptar ndalohet nga policia: Ishin çetë e madhe që kërkonin lekë

Këngëtari korçar, Endri Prifti është ndaluar nga policia për shkak se drejtonte automjetin nën efektet e alkoolit. Në një video të postuar në Facebook, ai thotë se është ndaluar nga 30 policë, të cilët i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit.

Pasi testi i ka treguar nivel të lartë të konsumimit të alkoolit, këngëtarit i është bllokuar automjeti në Vaqar. Këtë veprim të policisë këngëtari e ka cilësuar si të padrejtë.

“Shteti ka ikur për lesh, këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra. Do pi tërë jetën unë. Kur këndoj unë, kur pi publiku do pi dhe unë se s’ bën. Na trembën, sikur kisha vrarë ndonjë njeri. Ja i respektoja një çikë unë këta po tani ma shpifën fare, nuk shikojnë se ç’ bëhet me qeverinë po merren me mua”, thotë këngëtari korçar, që sipas tij gjithmonë iu jep lekë efektivëve të policisë rrugore.