VIDEO/ ‘Magjia’ e spanjollit, të gjithë duart në kokë pas kësaj parabole të pabesueshme!

Alejandro Pozuelo ka shkëlqyer në fitoren prej 4-0 të Torontos ndaj New York City, pasi ai shënoi dy gola dhe dhuroi edhe një asist.

Mesfushori spanjoll tregoi klas të nivelit të lartë, fillimisht në asistin për Altidore tek goli parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi me penallti, një “Panenka” perfekte që nxori totalisht bllof portierin.

Pas 20 minutash ishte sërish 27-vjeçari që u bë protagonist duke shënuar një gol të kalibrit të lartë, me një parabolë fantastike duke lënë të gjithë me gojë hapur.