Fshihet vdekja tragjike e punëtorit 18-vjeçar të HEC-it, Berisha: Krim i shëmtuar, si po manipulohet e vërteta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vdekjen e një të riu vetëm 18 vjeç në HEC-in e Tamarës, një krim ky për të fshehur faktin se punëtori i ri ishte i pasiguruar. Por, kolegët e tij e kanë zbardhur të vërtetën, pavarësisht asaj që po tenton të mbulojë Policia, sepse e shohin veten si viktima të ardhshme të të njëjtës skemë. 

Berisha shkruan: "Fshihet vdekja e të riut Sebastian! Qytetarët dixhital denoncojnë narkopolicinë dhe sipërmarrësin e partisë se fshehin të vërtetën e vdekjes së të riut 18-vjeçar në Hec-in e Tamarës. Të dashur miq, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes së të riut Sebastjan Bunjaj për humbjen e tyre tejet të dhimbshme e të pakompensueshme, dënoj me ashpërsinë më të madhe si një krim të shëmtuar çdo përpjekje për të manipuluar dhe fshehur të vërtetën e vdekjes tragjike të Sebastjanit (djalit në foto) nga narkopolicia dhe pronari i Hec-it. Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital."

Do t’ju lutesha ta publikoni zoti Berisha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tamarë. 1 punëtor, Sebastjan Bunjaj, 18 vjeç në hidrocentral ka humbur jetën gjithçka po mbahet e fshehte nga Policia dhe media për arsye se ka qënë i pasiguruar dhe gjithë punëtorët atje shfrytëzohen në maksimum dhe askush nuk i denoncon sepse janë njerëz të fuqishëm dhe kanë frikë.

Djali që humbi jetën sot është 18 vjeç.

Të lutem publikoje, që të mos kemi viktima të tjera. Dhe sot kishte kontroll dhe nga nxitimi është munduar të rregullojë një defekt dhe aty ka humbur jetën.  Anonim të lutem se dua të jetoj në Shqipëri. Flm.

Përshëndetje zoti Dr Berisha.

Të lutem shiko si në hidrocentralin e Tamarës në Kelmend vdes i riu 17- vjeçar si punonjës i padeklaruar. E paguante 150 mijë lekë të vjetra ne muaj e punonte turbinist.

Në punë të zezë bie në tension dhe mafia socialiste fsheh aktin. Thonë se ishte i sëmurë dhe vdes prej infarktit. Turp. Nuk bëjnë ekspertizen mjeko-ligjore.

Vdes në hidrocentral i riu Sebastjan Bunjaj dhe pronari socialist Kol Gjoni bëhet zemërgjerë e paguan shpenzimet mortore!