Totti: Kisha raporte speciale me Salah, divorci është i dhimbshëm

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka folur për raportet e mira që ai kishte me Mohamed Salah.

Totti tha divorci nga shokët që stërvitesh çdo ditë është e dhimbshme.

 “Është shumë e mërzitshme kur dikush largohet nga skuadra, sepse ti takohesh çdo ditë me ta dhe nuk është e lehtë” ka thënë Totti.

“Kështu ishte situata edhe me Salah dhe Alisson. Kisha raporte speciale. Çdo herë që stërviteshim ai më thoshte se jam në një nivel tjetër” ka shtuar italiani.

“Kënaqeshim shumë së bashku. Ai ishte person i jashtëzakonshëm. Ai dha shumë për Romën, por në jetë ti duhet të marrësh vendime dhe ato duhet respektuar” ka shtuar ndër të tjerash legjenda romake.

Salah kishte zgjedhur të veshte fanellën e Romës nga viti 2015  deri në vitin 2017, para se të kalonte tek Liverpool.