FOTOT/ Kujt i trembet Rama?! Parakalon para ushtrisë me 6 truproja

Ditën e sotme u zhvillua ceremonia e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku morrën pjesë krerët më të lartë të shtetit.

Por gjatë kësaj ceremonie vihet re “pasiguria e Ramës” gjatë parakalimit mes korridorit të krijuar nga Forcat e Armatosura.

Kryeministrin Rama e shoqëronin gjatë kësaj ceremonie edhe 6 truproja në një vend ku kishte edhe prezencë të ushtrisë.

Ndryshe nga kryeministri, Presidenti i Republikës Ilir Meta parakalon mes ushtrisë i shoqëruar vetëm nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Bardhyl Kolçinaku.