Dërgoi ushtrinë për të mbrojtur Maduron, ja çfarë thotë Rusia

Rusia dërgoi disa ushtarë dhe pajisje ushtarake në Venezuelë në mbështetje të presidentit diktator Nicolas Maduro.

Pas shumë deklarateve kundërshtuese të fuqive perëndimore ka ardhur edhe reagimi i Rusisë.

Moska ka deklaruar se arritja e ushtarëve rusë në Venezuelë nuk përbën kërcënim për askënd, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka bërë thirrje Rusisë të tërheqë trupat e saj nga shteti i Amerikës Jugore.

Përveç kësaj Trump ka thënë se për largimin e këtyre trupave “të gjitha opsionet” janë duke u shqyrtuar. “Rusia nuk është duke ndryshuar balancin e fuqisë në rajon, Rusia nuk po kërcënon askënd”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një konferencë për gazetarë më 28 mars.