Bixhoz me dashurinë/ Shivai dhe Anika martohen, ja ç’do ndodhë të hënën

Xhanvi rregullon Anikën për dasmën dhe i vendos bizhuterinë e familjes. Gjyshja emocionohet kur e sheh Anikën me fustanin e nusërisë. Anika zgjedh një fustan ngjyrë vjollcë për ditën e saj të lumtur ndërsa Shivai kombinohet në veshje me vëllezërit.

Omit dhe Rudrës i mungojnë Gori dhe Bavja por vendosin mos t’ja prishin Shivait ditën e tij të lumtur dhe nuk i tregojnë atij. Sahil mërzitet që nuk mund të kërcejë në dasmën e Anikës.

Abaj i mëson Sahilit disa lëvizje që mund t’i bëjë edhe me paterica dhe e gëzon atë. Xhanvi sjell nusen ndërsa Om dhe Rudra dhëndrin. Shivai dhe Anika nuk mund ta besojnë që po martohen.

Shivai nuk ja ndan sytë Anikës e cila është bërë nuse shumë e bukur. Gjyshja bën ritin e dasmës dhe lidh çiftin. Om dhe Rudra e quajnë Anikën motrën e tyre. Anika emocionohet. Shivai dhe Anika bëjnë shtatë rrotullime rreth zjarrit.

Shivai i vendos Anikës varësen e martesës dhe i lyen kokën me bojë të kuqe. Shivai e përqafon Anikën papritur dhe ajo habitet. Shivai i thotë gjyshes se Anika është bashkëshortja e tij tani dhe ka të drejtë ta përqafojë kur të dojë.

Abaj i bën foto çiftit. Shivai pyet Omin ku ndodhet Gori. Om i tregon se ajo kishte një punë urgjente dhe duhet të largohej. Rudra largohet për tu takuar me Bavjan. Pinki i dhuron Anikës byrzylykun e saj.

Gjyshja i kthen telefonat Shivait dhe Anikës. Om shkon në klasën e Gorit dhe mendon se ajo ka një lidhje me mësuesin e anglishtes. Rudra arrin në Mumbai dhe tronditet kur sheh Bavjan nuse.

Rudra kujton momentet e tyre bashkë dhe pi alkool. Rudra vendos të ndalojë dasmën e Bavjas dhe Manavit. Ai i thotë Manavit se Bavja ka fjetur me të. Bavja i gjuan në shpullë Rudrës dhe e përzë nga dasma./revistawho