FOTO/ Çudia e shpikjeve, kontraceptivi stoli

Një bizhuteri kontraceptiv është duke u testuar nga shkencëtarët si një formë e re e kontrollit të lindjes.

Studiuesit nga Instituti i Teknologjisë së Gjeorgjisë kanë zhvilluar një teknikë për administrimin e hormoneve kontraceptive përmes mbështetësve që janë vendosur në artikujt e bizhuterive duke përfshirë vathët, orët dhe unazat.

Fijet që përmbajnë hormonet vendosen në zonën e stolieve që ka më shumë gjasa të vihen në kontakt me lëkurën, siç është pjesa e prapme e një vathi ose pas ekranit të një ore.

Sipas një raporti të publikuar në revistën mjekësore Journal of Controlled Release, testimi fillestar ka sugjeruar se bizhuterite kontraceptive mund të jenë në gjendje ti japin përdoruesit një sasi të mjaftueshme të hormoneve për të vepruar si një formë e kontrollit të lindjes.

"Duke vënë në stoli mund të jetë tashmë pjesë e rutinës së përditshme të një gruaje, kjo teknikë mund të lehtësojë përdorimin e kontraceprivëve mjekësorë”.

Profesor Prausnitz shtoi se kjo teknikë mund të "nxiti" gratë për të parandaluar shtatzënitë e paplanifikuara.

Profesori dhe kolegët e tij Mohammad Mofidfar, një anëtar i doktoraturës dhe Laura O'Farrell, një shkencëtare e profilit të lartë, kryen studimin duke testuar stolitë kontraceptive mbi kafshët.

Fillimisht këto kontraceptivë u testuan te kafshët dhe kryesisht tek minjtë dhe derrat.

Megjithëse tashmë ekzistojnë metoda të tjera kontraceptive, ato që vendosen në stoli do të ishin shumë më të vogla, pasi mbështetja e testuar në xhevahire do të ishte rreth një centimetër katror.

Disponimet ekzistuese të kontraceptivëve maten në rreth pesë centimetra katrorë minimumi ndaj dhe ky model është më i vogli më praktiku edhe më komodi i krijuar deri më tani.

"Po e marrim këtë teknologji të vendosur, duke e bërë patchin më të vogël dhe duke përdorur stoli për ta ndihmuar atë.

Ndërsa stolia kontraceptive u konceptua fillimisht si një formë e qasshme e kontrollit të lindjeve për gratë në vendet në zhvillim, profesor Prausnitz beson se mund të jetë "tërheqëse dhe e dobishme" për gratë anembanë globit.

Nëse stolitë kontraceptive përfundimisht vihen në dispozicion në treg, arka hormonale në aksesorët ka të ngjarë të ndryshohet çdo javë mbase mund të kenë edhe një bum në shitje.

Ndërkohë studiuesit po punojnë për të krijuar pse jo në një të ardhme edhe një kontraceptiv për meshkujt.

Një studim njëmujor i kryer nga Universiteti i Uashingtonit hetoi efektivitetin e një pilule të marrë një herë në ditë që do të shtypte nivelet e hormoneve që nxisin prodhimin e spermës dhe testosteronit në testet.

Marrë nga: independent.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net