‘Sa herë ke bërë seks këtë muaj?’, Pique me përgjigjen e tij tërbon Real Madridin

Gerard Pique gjithmonë është në qendër të vëmendjes.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka qenë i ftuar në  emisionin “La resistencia” në Madrid, ku gjatë intervistës nuk mungoi as humori.

Prezantuesi nuk e humbi rastin që të vendoste në siklet mbrojtësin spanjoll.

"Sa herë ke bërë seks këtë muaj?

 Përgjigja e bashkëshortit të Shakira-s ishte epike: "A llogaritet Bernabeu?". Natyrisht, një batutë që u ka djegur shumë tifozëve të Realit, sepse pak javë më parë Barcelona shëtiti dy herë në Bernabeu, duke marrë fitore të mëdha mes kampionatit e kupës.