Mot kryesisht me diell sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius.
Shtypja atmosferike do të vazhdojë të mbetet mbi vlerat e normales.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.