VIDEO/ Mbani frymën! Ja sa është shuma e fituar në një llotari në SHBA

Plot 768.4 milion dollarë. Kaq është shuma që është fituar në llotarinë  Powerball në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fituesi është një banor i Wisconsin, i cili mori të gjitha numrat fitues: 16, 20, 37, 44, 62 dhe numri i Powerball 12.

Një biletë e vetme e shitur në shtet përputhej me të gjitha gjashtë numrat për të fituar çmimin e tretë më të madh në historinë e lotarisë amerikane, thanë zyrtarët e llotarisë.

Por  fituesi nuk do ta marrë shumën e plotë, por 477 milionë dollarë, ose mund të marrë 30 pagesa gjatë 29 viteve të ardhshme që shkojnë deri në 768.4 milionë dollarë, thanë zyrtarët e llotarisë.

“Vetëm nga taksat, fituesit i ikin 38 milionë dollarë, pavarësisht se si paguhet çmimi”, tha sekretari i Departamentit të të Ardhurave, Peter Barca.

Fituesi ka 180 ditë për të bërë ofertën e tij, ndërsa sipas ligjeve në fuqi fituesi nuk mund të qëndrojë anonim.

Ndërsa shitësi i biletës fituese do të përfitojë plot 100 mijë dollarë.