Aktori i njohur, një romantik i pashpresë apo një mashtrues?

Aktori Channing Tatum po përjeton prej 6 muajsh një histori dashurie me këngëtaren Jessie J. E megjithatë, ata e konfirmuan lidhjen e tyre vetëm pak ditë më parë, teksa u shfaqën sëbashku në publik në aeroportin Heathrow të Londrës. Channing ka vendosur që ta urojë të dashurën e tij po në mënyrë publike, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Të uroj ditën më të lumtur dhe të mbushur me të gjithë dashurinë dhe dritën. Ti erdhe në këtë bot sot dhe i vure flakën. Ti ke bekuar sytë tanë, veshët, zemrat dhe jetën tonë. Pra, faleminderit që je vetvetja. Je shumë special. Gëzuar ditëlindjen zemër”, ka shkruar aktori krahas fotografisë bardhezi të publikuar të këngëtares.

Mirëpo, Channing njihet për deklarata të këtij lloji. Ai jo rrallë herë ka postuar nëpër rrjete sociale foto të ish-bashkëshortes së tij Jenna Dewan. Të zhveshur në shtrat, të angazhuar në përditshmëri dhe të përqafuar sëbashku, aktori gjithnjë i ka shoqëruar ato me fjalë të ëmbla. Me ç’mund të kuptohet ka mënyrën e tij të të shprehurit ndjenjat, që në të vërtetë mund të lërë edhe hapësira për interpretime.