Foli për eurokadrinj, Zheji: ‘Rama në eksitim verbal, mos ia vini re, është shumë rëndë'

Rama foli sot në fjalimin e tij jo vetëm për kadrinj por edhe për eurokadrinj.

Kjo shpikje e re e Ramës që stigmatizon edhe gazetarët e huaj si eurokadrinj, nuk ka dalë jashtë vëmendjes së analistit Artur Zheji, në emisionin e tij 360 gradë në Ora Neës.  

Nga studio e emisionit, Zheji bëri një kronologji sesi Rama arriti deri në këtë lloj eksitimi verbal.

‘Ky ishte një sinkron i sotshëm i Kryeministrit i cili bëri prapë një shpikje të re. Nuk dua t'ia nënvizojmë se ai merr zjarr dhe bën të tjera shpikje. Sot dëgjuam për herë të parë eurokadrinj. Kadrinjtë janë gazetarët që nuk i pëlqejnë Kryeministrit, si duket e urren emrin Kadri. Pasi më parë tha se këta janë dhe derra që rrinë nëpër studio shtrirë. Është një situatë shumë e rëndë, ai është rëndë. Kjo quhet eksitim verbal për të futur palët në përplasje. Por deri te eurokadrinjtë nuk kishim shkuar. Tani kadrizimi gazetaresk ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. E bukura është se thotë ju po baltosni Shqipërinë, po e bëni pis.’, tha Zheji.