Trajneri ua ndalon futbollistëve internetin: Është më i dëmshëm se alkooli dhe droga

Interneti sot është një pjesë shumë e rëndësishme e futbollistëve dhe kudo që ata ndodhen, kanë akses në rrjetet e tyre sociale, në autobus, dhoma zhveshjes, hotelet e tyre dhe në avionë.

Trajnerët nuk janë të ndikuar nga kjo gjë e futbollistëve të tyre, por jo ai i Southampton.

Ralf Hasenhutwll pranoi se gjatë kohës kur drejtonte RB Leipzig në Gjermani, nuk i lejonte futbollistët e tij të kishin akses në internet në hotel pas orës 21:00.

Sipas tij, interneti është po aq i dëmshëm sa droga dhe alkooli.

“Interneti është diçka që nuk e ndalojmë dot, por i vendosim orar. Kur isha në krye të Leipzig, lojtarët qëndronin deri në mëngjes duke luajtur video-lojëra. Mora vendimin që në orën 21:00, të mos kishte fare Wi-Fi në dhomat e hotelit. Për mua, të luash me video-lojëra deri në mëngjes është më e dëmshme se alkooli dhe droga”, tha Hasenhutwll.