Fatos Lubonja: 'Ja pse Rama është një i sëmurë psikik i rrezikshëm'

I ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në Neës 24, analisti Fatos Lubonja e konsideroi Edi Ramën si një të sëmurë psikik i cili ka kapur të gjitha mediat.

“Mediat në kohën që Berisha kishte pushtet, njëra prej tyre, e madhe madje ishte me ish-kryeministrin, kurse tjetra ishte me Edi Ramën. Madje, Rama edhe 21 janarin e bëri të bujshme me medien e vet kur ishte në opozitë. Kurse sot, Rama ka thuajse gjitha mediat me vete dhe kjo gjë të frikëson. Edhe unë e kam shkruar se kryeministri aktual është i sëmurë psikik. Rama ka mbyllur gojët e gazetarëve duke kapur mediat më të mëdha të Shqipërisë. ”, tha Lubonja.

Ai shtoi se Edi Rama ka hapur edhe një televizion privat, ERTV, gjë që nuk e bën as Chavesi.

“Edi Rama ka hapur edhe një televizion privat me emrin ERTV. Këtë gjë as Chavesi në Venezuelë nuk e ka bërë. Chavesi del në televizion publik dhe i flet popullit”, tha Lubonja.