Liverpool i ‘përgjigjet’ Real Madridit për Sadio Mane

Liverpool nuk do të lejojë Sadio Manen që të largohet.

Zinedine Zidane ka hartuar listën me emrat e lojtarëve favorite që kërkon t’i transferojë në “Santiago Bernabeu” dhe mes tyre është edhe sulmuesi senegalez që po kalon një sezon fantastik në Premier League.

Për këtë interesim tashmë është informuar edhe Liverpooli.

Por, sipas ‘The Mirror’, Liverpool nuk do të lejojë largimin e Mane në drejtim të Real Madridit, duke e konsideruar lojtarin shumë të rëndësishëm.