Trajneri i ri i Kukësit me këtë deklaratë frikëson Partizanin

Trajneri i ri i Kukësit, Ramazan Ndreu ka folur para sfidës vendimtare ndaj Partizanit që do të luhet ditën e premte.

Ish-trajneri i Kastriotit, Laçit dhe Kamzës premton një Kukës agresiv e sulmues, duke e pasur të qartë që barazimi është si humbje.

"Ndeshje shumë e rëndësishme, është e qartë. Jam shumë i kënaqur nga lojtarët, do të bëjmë gjithçka për të marrë rezultatin që na duhet. Kemi avantazhe, por duhet shumë punë, sepse Partizani nuk është rastësisht në krye.

"Nëse Partizani ka mbrojtjen më të mirë, në kemi sulmin më të mirë dhe jam i bindur që do i kemi shanset për shënim, tha ai.

Mungesat? Kemi të dyja palët mungesa, Partizani ka më shumë dhe dihen. Gjithsesi, jam trajner që nuk i mendon mungesat. Edhe ata që janë në stol duhet të japin gjithçka. Është një goditje mungesa e Shametit, por edhe Ethemi.

Sulmi? Kam besim te lojtarët, do jemi të frikshëm dhe pres shumë sidomos nga anësorët.

Kërkesat e Gjicit? Ai ka të drejtë të kërkojë maksimumin, ka vendosur objektiv titullin dhe mendoj se ka të drejtë.