Gega flet para duelit kundër Kukësit: Kemi shumë mungesa, marrim më të mirën

Skënder Gega ka folur për sfidën që do të luajë te premte në “Loro Boriçi” kundër Kukësit.

Trajneri i Partizanit ka folur për mungesat e shumta që po vuan kampi i kuq, por ai nënvizoi pasi në këtë sfidë do shkojë për të marrë 3 pikët e radhës.

“Kemi ardhur pas një periudhe pushimi, kemi pasur probleme, siç është dëmtimi i Telushit, që është një nga pikat më të forta tona. Edhe Idrizaj gjithashtu pak më parë. Javën që kaloi patëm 2 mungesa të tjera, Hebajn dhe Bardhin. Bardhi po rikuperohet, të shikojmë nëse do të jetë gati deri nesër. Jemi gati me gjithë mungesat që kemi. Do të shkojmë në Shkodër për më të mirën. Edhe kundërshtarët kanë pasur mungesa. Ardhja e Hilës i ka dhënë ekipit besim. Kur mungonte e kemi zëvendësuar me Atandën, që ka bërë mirë. E rëndësishme është të kemi të njëjtën performancë. Kemi arritur të jemi këtu ku jemi falë këtyre.

Kukësi me trajner të ri: Nuk është problemi im, nuk futem për të prishur planet e tyre. Do të mundohem të marrë më të mirën në fushë. Zgjedhjet e klubeve të tjera, janë planet e tyre. E rëndësishme për mua është të marrim maksimumin.

Çmimi i biletave: Jam pyetur çdo javë për batutat e klubeve, por dorëzohem, nuk i përket futbollit. Mënyra  si i administrojnë biletat është punë e tyre. Nuk na interesojnë biletat. Edhe në Bangladesh të na çojnë Partizani do të ketë tifozë. Edhe jashtë shtetit klubi na ka mbështetur. Nuk ka shans që kundërshtarët të kenë më shumë tifozë se ne. “Loro Boriçi” të jep adrenalinë për të luajtur. Ne do të jemi si në shtëpi.