OBSH: 4500 të vdekur çdo ditë nga tuberkulozi

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2017 kanë qenë 10 milionë persona të sëmurë me tuberkuloz, ndërsa 1,6 milionë persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Tuberkulozi, sëmundje që renditet si një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjes, pavarësisht se është e shërueshme dhe ka shumë punime nga shumë organizata, me në krye OBSH-në, të cilat synojnë rritjen e vetëndërgjegjësimit, u shkakton vdekjen shumë njerëzve, përfshirë edhe fëmijët. Për shkak të tuberkulozit çdo ditë në botë vdesin rreth 4.500 persona, shkruan TRT. 

Sipas OBSH-së, rreth 1 milion fëmijë në vitin 2017 kanë qenë bartës të mikrobit të tuberkulozit dhe 230 mijë fëmijë kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Ndërkohë që tërhiqet vëmendja se në kuadër të trajtimit efektiv, njerëzit mund të shpëtojnë nga tuberkulozi, thuhet se falë kësaj gjatë viteve 2000-2017 janë shpëtuar jetët e 54 milionë të sëmurëve me tuberkuloz.

Në këtë kuadër, edhe pse numri i rasteve të tuberkulozit ka rënë me 2 për qind në vit, OBSH-ja thekson se kjo duhet të rritet në një nivel prej 4-5 për qind për të arritur qëllimet e strategjisë "elimino turbekulozin në 2020".

Tuberkulozi i pranishëm më shumë në Azinë Juglindore

Azia Juglindore kryeson si rajoni ku tuberkulozi vërehet më shpesh me një normë prej rreth 44 për qind. Kjo pasohet nga Afrika me 25 për qind dhe rajoni i Paqësorit Perëndimor me 18 për qind.

Më tej thuhet se 7,7 për qind e personave me tuberkuloz në botë janë ata që jetojnë në Mesdheun Lindor, 2,8 për qind në Amerikë dhe 2,7 për qind në Evropë.

Dy të tretat e rasteve të tuberkulozit në mbarë botën janë të përqendruara në vende si India, Kina, Indonezia, Filipinet, Pakistani, Bangladeshi dhe Afrika e Jugut.

Ndërsa Rumania dhe Bullgaria janë vendet që kryesojnë rastet me tuberkuloz në Evropë.