‘Si nuk më hëngri mortja që putha vëllain tim’, Elvana flet për puthjen me Ermalin

Është zhvilluar premiera e filmit ‘2 gisht mjaltë’ me protagonistë aktorin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren Elvana Gjata ditën e sotme.

Gjatë fjalës së saj Elvana u shpreh sesi kishte qenë ky bashkëpunim për të si realizim i filmit të saj të parë. Ajo falënderoi Mamaqin dhe gjithashtu u ndal tek skenat pikante të filmit “2 Gisht Mjaltë” ku ata janë një çift të dashuruarish që duhet të puthen.

Elvana tregoi se në fakt skena të tilla kanë ndodhur dhe që ajo ka qenë disi në siklet.

“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe ka pasur edhe disa skena që të jem e sinqertë kanë qenë shumë të bukura. Ideja që jam çift në këtë film me vëllain tim sesi nuk më hëngri ajo mortja që duhet të të puthja ty, unë nuk e di”,- është shprehur këngëtarja.