Zidane po grumbullon talente te Real Madridi

Zinedine Zidane vazhdon sjellë emra të rinj dhe të talentuar te Real Madridi.

Pas Eder Militaos, një tjetër emër me perspektivë mund t’i bashkohet kampionëve të Evropës.

Bëhet fjalë për mesfushorin Tanguy Ndombele të Lyonit.

“AS” shkruan se Zinedine Zidane e ka rezervuar Tanguy Ndombelen si një objektiv të Real Madridit.

Transferimi i Ndombelen, do të bënte që nga Real Madridi të largoheshin Casemiro dhe Marcos Llorente.

Ndombele është vetëm 22 vjeç dhe cilësohet një Claude Makelele i së ardhmes në futboll.