Xhaka tregon prapaskenën e zëvendësimit

Granit Xhaka ka thënë se për shkak të një dëmtimi e ka pasur të pamundur vazhdimin e ndeshjes Zvicër-Danimarkë (3-3).

Vendasit ishin në avantazhin e tre golave, por kombëtarja e Danimarkës në pesë minutat e fundit arriti të barazonte rezultatin në 3-3.

Ky barazim erdhi pas largimit nga loja të Granit Xhakës, dhe trajneri Vladimir Petkovic u kritikua shumë për këtë zëvendësim.

“Nuk mund të luaja, në dhomat e zhveshjes ne folëm për një zëvendësim, por pasi Ricardo Rodriguez duhej të largohej për shkak të dëmtimit, kam dashur të jem në dispozicion të ekipit sa më gjatë të jetë e mundur”, ka deklaruar Xhaka.

“Pas golit tim, i kam dhënë sinjal stolit që duhet të largohem sa më shpejt. Zëvendësimi ishte i pashmangshëm”, pohoi mesfushori.