Guaido: Prania e ushtrisë ruse në Venezuelë shkel Kushtetutën

Putin ka dërguar ushtarë dhe pajisje ushtarake në Venezuelë në mbështetje të presidentit diktator Nicolas Maduro.

Sipas liderit të opozitës venezueliane Juan Guaido prania e ushtrisë ruse në Venezuelë shkel Kushtetutën.

“Me sa duket (qeveria e Nicolas Maduro) nuk ka besim tek ushtarakët e tij, sepse po sjell të tjerë nga jashtë vendit. Ata shkelin sërish Kushtetutën”, deklaroi Juan Guaido para Parlamentit.

Kujtojmë që Guaido që është lideri i opozitës është vetëshpallur president i përkohshëm dhe ka marrë mbështetjen e fuqive perëndimore të kryesur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.