Zyrtare/ Bayern Munchen firmos me kampionin e Botës
Klubi gjigant i Bayernit të Mynihut ka zyrtarizuar marrëveshjen me Atletico Madridin për Lucas Hernandez.
Mbrojtësi që u shpall kampion Bote me Francën në “Rusi 2018” ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, teksa nga 1 korriku do t’i bashkohet bavarezëve.
Kjo është një nga blerjet më të shtrenjta të Bayernit, pasi mbrojtësi kushtoi 80 milion euro.