Tentoi të shpërthente trenin, arrestohet anëtari i ISIS në Austri

Forcat Speciale të Austrisë kanë arrestuar në Vjenë një person i cili dyshohet se është mbështetës i Shtetit Islamik.

Sipas autoriteteve mbështetësi i ISIS deshi të shpërthente trenat i linjës për Gjermani.

I arrestuari është një 42 vjeçari dhe mendohet se ai ka tentuar ta bëjë këtë atentat 2 herë edhe vitin e kaluar, shkruan BBC, pëcjell Syri.net.

Policia i gjeti atij shkrime në gjuhën arabe dhe flamuj të ISIS. Hetuesit gjermanë dhe austriakë po marrin në pyetje 42 vjeçarin e arrestur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.

Gazeta lokale Kronen Zeitung shkruan se i arrestuari nga forcat speciale është babai i 5 fëmijëve dhe ka shërbyer për 15 vite në ushtrinë e Irakut. Ai jetonte në Austri si një refugjat dhe punonte në një kompani sigurie.