Dëmtohet De Vrij. Konfirmohet mungesa ndaj Lazios

Lajme të këqija nga infermieria e Interit për mbrojtësin De Vrij. Ekzaminimet mjekësore kanë vërtetuar se holandezi ka probleme muskulore e për rrjedhojë do të mbetet jashtë skuadrës nga 10-20 ditë.

De Vrij do të humbë ndeshjen e radhës ndaj ish-ekipit të tij, Lazio (mungon për herë të tretë në tri sfida kundër bardhekaltërve në këtë sezon), por edhe kundër Genoas dhe Atalantës në dy takimet pasardhëse.