PSG befason të gjithë, kërkon transfertën e këtij mesfushori

Florentino Luis ka tërhequr vëmendjen e PSG-së.

Pas dështimit të përpjekjeve me Frenkie de Jong, tashmë “Le Parisien” shkruan se skuadra franceze dëshiron të përforcojë mesfushën për sezonin e ri.

Negociatat për 19-vjeçarin, Florentino tashmë kanë filluar. Antero Henrique, drejtor sportiv i PSG, dikur pjesë e Porto, ka kontaktuar agjentin e futbollistit, Bruno Carvalho.

Klauzola e tij (60 milionë euro) nuk duket se përbën problem, edhe pse Benfica, klubi që posedon kartonin e portugezit, do të mundohet të rezistojë.

Florentino Luis  po kalon një formë fantastike duke realizuar 7 gola (katër nga kampionat dhe tre në “Europa League”) në 459 minuta lojë.