", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

ZYRTARE/ Juventus-Inter, derbi italian ‘zhvendoset’ në Kinë

Ashtu siç pritej, Juventusi miqësoret e verës nuk do t’i zhvillojë në Amerikë por në Azi.

Kompeticioni “International Champions Cup” do të na rezervojë përballje të mëdha ku së bashku me ekipin e Allegrit në Azi do të jetë edhe Arsenali, Atletiko e Madridit, Bajerni i Mynihut, Benfika, Çivas, Interi, Mançester Junajtid, Milan, Real Madrid, Roma e Totenhem.

Ky vendim i klubit torinez, erdhi nga frika se në Amerikë, mund të arrestohej Cristiano Ronaldo, pas akuzave për përdhunim nga modelja Ketrin Majorga.

Bardhezinjtë do të përballen me Tottenham në Singapor, më 21 korrik, ndërsa tri ditë më vonë do të luajnë derbin italian (miqësore) kundër Interit, në Kinë.