I mbijetoi tragjedisë së Chapecoenses, 3 vite më vonë vdiq në fushën e futbollit

Gazetari brazilian Rafael Henzel, ishte mes të mbijetuarve në vitin 2016, pas tragjedisë së Chapecoenses ku avioni i ekipit u rrëzua, e për pasojë mbetën të vdekur pothuajse të gjithë pjesëtarët.

Por, ditën e djeshme, nga Brazili raportohet se gazetari 45-vjeçar, kishte rënë pa ndjenja në tokë, si pasojë e një ataku në zemër, teksa luante futboll me miqtë e tij në një fushë të vogël.

Rafael Henzel është shoqëruar menjëherë drejt spitalit, por për fat të keq nuk arriti të kthehet në jetë.