I larë me flori/ Nuk do ta besoni sa kushton smartphone i ri i Messit

Një celular prej 4000 eurosh. Kjo është dhurata e fundit e marrë nga Leo Messi nga iDesign Gold.

Bëhet fjalë për një iPhone XS të larë në flori 24-karat, një “xhevahir” që në versionin normal kushton 1400 euro.

Celulari i ri i Messit ka të gdhendur numrin 10 të fanellës së tij, emrin e bashkëshortes Antonella dhe të fëmijëve: Thiago, Ciro dhe Mateo.