VIDEO/ Nënat rrihen para shkollës, nxënësit shokohen….

Ndërkohë që po hynin në një shkollë në Birmingham të Anglisë, nxënësit kanë shikuar të hutuar, disa nëna që u përleshën para dyerve, ndërsa të pranishmit provonin t’i ndanin.

Nuk dihen motivet e përleshjes së tyre, që ka ndodhur në momentin kur po i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë.

“E detyrova fëmijën tim të hynte shpejtë brenda, që të mos e shihte atë skenë” ka thënë një prind për momentin dramatik.

Raportohet se aty është ftuar edhe policia, por që nuk ka kryer ndonjë arrestim, por u sigurua nëse gjithçka përfundoi në rregull.