FOTO/ 'Godet' Albi Nako: Tek ne nuk është e turpshme të jesh 'trutrashë' por 'truptrashë'.....

Albi Nako është nga ato personazhe të showbizz-it shqiptar që zor mund t'i shpëtojnë vëmendjes mediatike dhe kuriozitetit të publikut.

Prej kohësh Albi përflitet se është në një lidhje me balerinën Alba Hoxha, por asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar diçka në lidhje me këtë. 

Së fundmi Nako më anë të një postimi në Instagram ka folur për problemin që po i prek shumë shqiptarët kohët e fundit, leximi.

Në postim ai shkruan se në vendin tonë më turp është të jesh truptrashë se sa kokëtrashë.

'Nëpër vendbanimet tona nuk ka libra dhe bibloteka, por në çdo lagje ka një palestër për mirëmbatjen e trupit sepse te nuk nuk është e turpshme të jesh ‘trutrashë’ por truptrashë: Vashat tonë nuk vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit dhe nga togza e rripit’ ka shkruajtur në postim Albi Nako.