Revista greke i kushton artikullin e pazakontë këngëtareve shqiptare.Ja ç'shkruhet

Revista e njohur greke ‘Voice of Athens’ ka bërë një shkrim për yjet shqiptarë që shkëlqejnë nëpër botë.

Revista ka marrë shembull tre këngëtaret tona, Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha, ku tregon të gjithë rrugëtimin e tyre artistik dhe shpjegon faktin se si ato e kanë pranuar me plot krenari që janë shqiptare.

Sipas medias, në Greqi shqiptarët mundohen ta fshehin origjinën e tyre, sepse trajtohen në një mënyrë të tillë që nuk ja dalin dot për të ecur përpara.

Në vendet e mëdha si SHBA dhe Britania e Madhe nuk është e nevojshme për të fshehur rrënjët shqiptare, por vazhdimisht mund të flasësh vazhdimisht me krenari.

Në fund revista greke e përmbyllë artikullin e saj me frazën ‘Aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ja dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur dhe si jeni rritur’, raporton Newsbomb.al