Georgina e Ronaldos shtatzënë, publikohet FOTO që konfirmon gjithçka!

Cristiano Ronaldo do të bëhet baba për herë të pestë.

Ditën e sotme po përflitet se e fejuara e tij, Georgina Rodriguez është sërish shtatzënë.

Shkak për këto lajme është bërë një foto e kapur gjatës ndeshjes Portugali - Serbi, ku Georgina shfaqet dukshëm me barkun e rrumbullakosur.

Çifti nuk e ka konfirmuar ende lajmin i cili po përhapet me shpejtësi.

Kujtojmë që në vitin 2017, Georgina solli në jetë fëmijën e katërt të Ronaldos.