FOTO/ Zbulohet kush e shoqëroi Ilda Bejleri në ndeshjen e rëndësishme të Kosovës

Mbrëmjen që shkoi kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës luanin për kualifikueset e ‘Euro 2020’, përkatësisht me Andorën dhe Bullgarinë.

Moderatorja e njohur Ilda Bejleri kishte zgjedhur të udhëtonte drejt Kosovës për të mbështetur përfaqësuesen kosovare duke marrë kështu vëmendjen e shumë mediave.

Nga stolat e stadiumit, bukuroshja tregoi përkrahjen e saj për skuadrën shqiptare. Komentet dhe pëlqimet nga fansat kanë qenë gjithashtu të shumta.

Por kush e shoqëroi Ildën drejt Kosovës? Vetë moderatorja ka zbuluar se pranë saj ka qenë e ëma, e cila e ka shijuar shumë ndeshjen e rëndësishme.

Këtë herë Ilda e la pas punën si moderatore për ta ndjekur me emocion përballjen si tifoze bashkë me shoqëruesen e veçantë.