Rikthim në masakrat e vitit 1999. Bëhet publike FOTO-ja e këngëtares shqiptare në gjendje të fikëti
Ditën e djeshme u shënua 20 vjetori i nisjes së bombardimeve të forcave aleate të NATO-s ndaj bazave ushtarake serbe.
Fushata 72 ditore u shoqërua me masakra, dëbim dhe persekutim të popullsisë civile shqiptare e cila u detyrua të mësyjë Bllacën në tentim për të ikur nga barbarizmi serb.
Shumë persona janë drejtuar drejt Bllacës për të shpëtuar nga barbarizmi serb.
Një prej tyre ka qenë këngëtarja e njohur Fjolla Morina.
Së fundmi, është bërë publike kudo në rrjet një foto e këngëtares në gjendje të fikëti raporton “Prive.al.”
Siç mund ta shikoni në foton e mëposhtme, gjendja e saj shëndetësore nuk ka qenë aspak e mirë, ndërkohë pranë saj qëndron nëna e Fjollës duke qarë.