FOTO/ Kosova siguron dy medalje në Kupën Evropiane

Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha i kanë siguruar medalje Kosovës në Kupën Evropiane për Juniore, ato tani do të luftojnë për medalje të arta. Edhe Fazliu, në kategorinë -63kg do të ndeshet për medalje të bronztë – pra Kosova mund të kthehet nga Kupa Evropiane për Juniore me tri medalje.

Xhudistet kosovare pritet t’i sjellin Kosovës të tjera medalje, raporton Gazeta Express.

Në Kupën Evropiane për Juniore që po mbahet në Athinë, tri xhudiste do të ndeshen për medalje.

Erza Muminoviq(-48Kg) dhe Flaka Loxha(-57Kg) janë kualifikuar në finale dhe tashmë i kanë siguruar Kosovës medalje, ato do të kërkojnë medalje të arta. Kurse Laura Fazliu (-63Kg) do të ndeshet për medalje të bronztë.

Fationa Kasapi (-57Kg) është eliminuar në raundin e parë. /Gazeta Express