Çmendet Manchester United, 150 milion euro për yllin e Seria A

Manchester United vazhdon të jetë i interesuar për qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibay. 

Mediet në Itali raportojnë se ‘Djajtë e Kuq’ janë shumë të interesuar për mbrojtësin senegalez.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se Manchester United po përgatit një ofertë prej 150 milionë euro për Kalidou Koulibay.

Për të siguruar shërbimet e 27 vjeçarit, Manchester United duhet të mposht garën e ashpër me Real Madridin, Barcelonën dhe Chelsea.

Reprezentuesi senegalez është pjesë e Napolit që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga belgët e Genk.