FOTO/ EURO 2020, ja ndeshjet që do luhen sot

Sot do të luhet dita e tretë e ndeshjeve të para kualifikuese për në Euro 2020, ku pas rezultateve të dy ditëve të para, sot do të njihen rezultatet e të tjera grupeve dhe skuadrave. Ndeshja Gjeorgji-Zvicër është ajo e cila do të ngrejë siparin e ditës së tretë së kualifikueseve, ndërkohë që në orën 18:00 do të luhen edhe 3 takime të tjera.

Gjibraltari do të presë në shtëpi Irlandën e Veriut për të provuar një surprizë të madhe ndërkohë që Suedia e nis në shtëpi përballë Rumanisë. Takimi i fundit i kësaj ore, është ai mes Maltës dhe Ishujve Faroe ku dy skuadrat kanë mundësinë e vetme ndoshta për të dalë me pikë në këtë grup.

Sakaq, në orën 20:45 do të luhen të tjera takime ku në fushë do të zbresin edhe gjigandët e Europës. Spanja e nis fushatën e saj në shtëpi përballë Norvegjisë, ndërkohë që Italia do të presë në Romë skuadrën e Finlandër. Transfertë e lehtë në letër për Greqinë, që luan ndaj Lihtenshteinit. Takimi tjetër i këtij grupi, është ai mes Bosnjes dhe Armenisë.

Luhen sot:

Grupi D
15:00 Gjeorgji-Zvicër
18:00 Gjibraltar-Irlanda e Veriut

Grupi F
18:00 Suedi-Rumani
18:00 Maltë-Ishujt Faroe
20:45 Spanjë-Norvegji

Grupi J
20:45 Itali-Finlandë
20:45 Lihtenshtein-Greqi
20:45 Bosnje Hercegovinë-Armeni