'Java me 5 të vrarë u mbyll me Kongresin e suksesit!'

5 të vrarë në 7 ditë në Shqipëri! 3 në gjithë Europën pa Shqipërinë! Ngushëllime të ndjera për familjet e tyre.

Miq, Shqipëria sot mund të krahasohet vetëm me Afganistanin ose Libinë. Ajo mbylli javën me pothuaj dyfishin e të vrarëve të të gjithë Europës.

Në dy raste, vrasësit u dorëzuan vet, ndërsa në tre rastet e tjera, ata u larguan në drejtim të paditur se kishin punë, ishin delegatë në kongresin e suksesit të partisë të sojit të tyre. Kurse narkopolicia mori nga reanimacioni, madje me serum, për në komisariat, protestuesin armik.

Java me 5 të vrarë u mbyll me Kongresin e suksesit të partisë së pushtetit të krimit. Suksese!

(Shënim i ish-Kryeministrit Sali Berisha në Fb.)