Pedagogu dhe aktivisti i njohur: Lart e më lart flamujt e Kongresit të vazhdimësisë, Shqipëria e kongresmenëve

Pedagogu dhe aktivisti i njohur, Erion Kristo, i cili është mjaft kritik në rrjetet sociale me qeverinë Rama dhe Rilindjen, nuk ka munguar me sarkazmën e radhës në faqen e tij në FB, me rastin e zhvillimit “madhështor” të Kongresit të Partisë Socialiste. Kristo me ironinë që e karakterizon lëshon edhe një “urim” për Partinë Socialiste; Lart e më lart flamujt në Kongresin e vazhdimësisë.

“Uroj Partinë Socialiste, që ti ngreje sa më lart flamujt e kongreseve. Le të jetë ky kongresi i vazhdimësisë. Kështu, vetëm kongresmenët, do mbeten në Shqipëri. Gjithë të tjerët të do ikin.

P.S. uroj që lista e këshilltarëve të Tiranës, të ketë njerëz tamam. Apo ska rendësi...”, ironizon Erion Kristo.