FOTO/ Pas humbjes, kjo është situata në Grupin H ku ndodhet Shqipëria

Ashtu siç pritej Franca kryeson Grupin H me 3 pikë të plota pas fitores 4-1 në ndeshjen hapëse ndaj Moldavisë.

E dyta me pikë të barabarta pozicionohet Turqia që mposhti 2-0 Shqipërinë në “Loro Boriçi”, shkruan SYRI.net.

Vlen të theksojmë që edhe Islanda ka marrë 3 pikë duke fituar 2-0 përballë Andorës.

Kombëtarja e drejtuar nga Panucci e ka nisur mjaft keq këto eliminatore pasi pozicionohet e katërta me zero pikë.