Deputeti 'renegat' i LSI-së i kërkon qeverisë Rama që t'i marrë nën mbrojtje!

Pasi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u tha deputetëve që kanë dalë nga rreshti i partive opozitare, se 'ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju, për të kritikuar qeverinë',  ka folur edhe deputeti i dalë nga radhët e LSI-së që ka marrë mandatin, Enver Roshi.

Në fjalën e tij nga foltorja e parlamentit, ai ka reaguar ashpër për sulmet dhe kërcënimet ndaj deputetëve Ralf Gjoni (u përlye mëngjesin e sotëm me bojë) dhe Ligoraq Karamelos, i cili deklaroi më herët se në qytetin e Korçës, tre persona e kanë kërcënuar me jetë.

Duke ju referuar këtyre rasteve deputeti Roshi kërkoi ndihmë nga autoritet, që të marrin masa mbrojtje për të gjithë 'tradhtarët' e opozitës që tashmë janë deputet.

'Kërkoj që autoritetet të marrin masa që të mbështeten deputetët e rinj dhe mos kërcënohen më.

Sot ne duhet të ndihemi të lirë në vendimmarrjen tonë.

I kërkoj edhe grupeve parlamentare dhe kryesisë së Kuvendit të solidarizohen për çdo rast kur qytetarëve iu cenohen të drejtat', deklaroi Roshi.