FOTO/ Tirana reagon ndaj dhunës në takimin me Kastriotin: Përjashtoni arbitrin!

Vetëm dy ditë pas ndeshjes në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, ku Tirana humbi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kastriotit, ka ardhur edhe një reagim zyrtar i klubit bardheblu.

Kështu 24 herë kampionët kanë drejtuar gishtin nga arbitri kryesor i sfidës, Olsi Sokoli, i cili sipas tyre, ka gjykuar takimin në mënyrë tërësisht të njëanshme, duke favorizuar vendasit.

Klubi bardheblu akuzon Sokolin gjithashtu se ka përdorur një fjalor me përmbajtje raciste dhe fyese ndaj sulmuesit anglez Michael Ngo, duke provokuar irritimin e këtij të fundit, çka detyroi trajnerin Mema ta zëvendësojë pas vetëm 15 minutash lojë.

Tirana, në deklaratën e saj, kërkon përjashtimin nga futbolli të gjyqtarit Olsi Sokoli, i cili injoroi edhe asistentët e tij në këtë takim, ndërsa ka kërkuar edhe nga Shoqata e Arbitrave, që këtë herë të reagojë kundrejt dhunës që këtë herë një arbitër ushtroi ndaj futbollistëve në fushë.

Më poshtë mund të shihni reagimin e plotë të klubit bardheblu.